Turne i pazakontë boksi, me maska dhe doreza

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 13:23 | Sporte të tjera
Turne i pazakontë boksi, me maska dhe doreza

Një turne i pazakontë boksi. Pavarësisht alarmit nga koronavirus, Managua, kryeqyteti i Nikaraguas po përgatitet të zhvillojë një event, që pritet të ndiqet nga qindra persona.

Turneu i boksit do të vazhdojë sipas planit, pavarësisht pezullimit të sportit në të gjithë botën, apo edhe faktit që Nikaragua ka 11 raste të konfirmuara me Covid-19.

Organizatorët janë munduar që të respektojnë masat e sigurisë të vendosura nga autoritetet shëndetësore, duke bërë që boksierët të paraqiteshin në peshim me maska për fytyrën dhe doreza mbrojtëse.

Gjithashtu, spektatorët e pranishëm në duelet e boksit do të qëndrojnë në një metër distancë dhe do t'i nënshtrohet matjes së temperaturës gjatë hyrjes në tribuna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos