
Një ukrainas ka hyrë për keq në historinë e tenisit, pasi humbi 6-0 dhe 6-0 një ndeshje ku nuk arriti dot të shënojë as edhe një pikë të vetme.
Artem Bahmet u turpërua nga finlandezi Krittin Koaykul, i cili fitoi 48 nga 48 pikët e ndeshjes që zgjati vetëm 22 minuta, në kualifikueset e turneut ITF M15 në Katar.
Në disa momente të ndeshjes, shihet se si Bahmet duket sikur në fakt nuk ka luajtur kurrë tenis në jetën e tij dhe nuk është as në nivelin amator, e jo më atë profesionist. (A2 Televizion)