
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë bashkëshortët Roland e Besatije Kryemadhi për akuzën e “keqtrajtimit të të miturve”.
Ata akuzohen se nuk kanë lënë 2 fëmijët e mitur të shkojnë në shkollë. Bashkëshortët Kryemadhi u dënuan me nga 3 vite burg, por dënimi u konvertua në 2 vjet Shërbim Prove për secilin.
Në 3 qershor, Roland Kryemadhi kanosi punonjësit e policisë që shkuan ta shoqëronin për seancën gjyqësore. Policia tha se ai kanosi punonjësit e policisë me armë, por arma nuk u gjet asnjëherë. (A2 Televizion)