U dënua për trafik droge, Kelmend Balili do të transferohet në një burg të sigurisë së zakonshme

Nga A2 CNN
11 Korrik 2021, 13:47 | Aktualitet
U dënua për trafik droge, Kelmend Balili do të transferohet

Kelmend Balili do të transferohet në një burg të sigurisë së zakonshme. Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Balilit për t’u transferuar nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kërkesa për të ndërruar vendin e vuajtjes së dënimit nga Klemend Balili është bërë një vit më parë në Gjykatën e Elbasanit, për shkak te gjendjes së tij shëndetësore.

Kelmend Balili është dënuar me dhjetë vite burg nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, ndërsa vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli më 17 tetor të 2019-ës.

Ai u dënua për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe refuzim të deklarimit të pasurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos