"Prerja paligjshme e pyjeve", procedohen penalisht dy persona në Durrës

Nga A2 CNN
11 Korrik 2021, 10:14 | Aktualitet
"Prerja paligjshme e pyjeve", procedohen penalisht dy persona në

Dy persona janë proceduar penalisht në Manzë të Durrësit pasi transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasit Agron Shahini 57 vjeç dhe Leonard Sheta, 42 vjeç të dy banues në Sukth të Durrësit.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, rreth orës 00:30, në aksin rrugor Shkafanë-Manëz, kanë konstatuar një mjet furgon me drejtues shtetasin Agron Shahini dhe pasagjer Leonard Shetën, duke transportuar një sasi prej 5m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e fshatit Dreç, Ishëm, Manzë”.

Policia sekuestroi lëndën drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjetin që shërbente për ta transportuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos