U futën me forcë në polici, akuzë për ish-deputetët e PD

Nga A2 CNN
28 Maj 2019, 13:27 | Kronikë
U futën me forcë në polici, akuzë për

Tre muaj pas hyrjes me forcë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, grupi i ish deputetëve të Partisë Demokratike u mor në procedim.

Akuza është ajo e kundërshtimit të punonjësit të policisë me dhunë. Pamjet e bëra publike tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj, hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë, Tirane dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivit roje.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria e Tiranës ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim. Hetimi nisi pas kallëzimit të bërë nga ana e policit të sportelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos