
Edhe pse qeveria ka marrë një sërë masash ligjore kundër dhunës ndaj mjekëve, duket se ky fenomen ende nuk ka të ndalur ndaj bluzave të bardha në spitalet e vendit.
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 28 vjeçar pasi është konfliktuar me stafin e urgjencës së spitalit. 28-vjeçari D.K kishte shkuar në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe aty është është përplasur me stafin mjekësor.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë shkuan vendngjarje, por gjatë shoqërimit hasën në kundërshtimin me dhunë të 28-vjeçarit D.K. (A2 Televizion)