U mbajtën peng nga Serbia për 12 ditë, del fotoja e 3 policëve pas lirimit

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 11:12 | Kosova
U mbajtën peng nga Serbia për 12 ditë, del fotoja e 3

Mediat kosovare kanë publikuar foton e parë të 3 efektivëve të policisë që u lanë të lirë nga gjykata e Kralevës.

Imazhi është shpërndarë nga Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, mbi të cilën shkruan “Më në fund”.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, ndërsa sot Gjykata në Kralevë mori vendim për lirimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos