Nis detyrën shefi i ri i EULEX në Kosovë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 10:26 | Kosova
Nis detyrën shefi i ri i EULEX në Kosovë

Gjeneralmajori italian, Giovanni Pietro Barbano ka nisur ditën e sotme zyrtarisht detyrën e tij të re si detyrën si Shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Me më shumë se 40 vite eksperiencë, Giovanni Pietro Barbano zëvendëson në këtë detyrë diplomatin suedez, Lars-Gunnar Wigemark, të cili i përfundoi mandati.

“Ndjej një përgjegjësi të madhe gjersa marr sot detyrën si Shef i EULEX-it, një partner strategjik i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë. Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për mandatin jetik të Misionit, unë do të punoj me integritet dhe profesionalizëm për të vazhduar moton e Misionit ‘Partneritet për drejtësi’, për të ndikuar pozitivisht në teren dhe për t’i avancuar synimet tona të përbashkëta për sundimin e ligjit në Kosovë,” tha Barbano.

Në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në veri, Barbano u shpreh se EULEX do të vijojë të mbështesë stabilitetin e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj.”

EULEX-i ka filluar punën në vitin 2008 dhe mandati aktual i tij mbulon periudhën deri më 14 qershor 2025 bazuar në Vendimin e Këshillit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos