
Policia e Kosovës bën me dije se gjatë mëngjesit të së hënës ka mundur të verë në pranga të persona të kërkuar nga drejtësia italiane.
Gjatë një operacionit të madh policor, FAST Kosova bëri të mundur lokalizimin e të kërkuarve që fshiheshin në zonën e Malishevës.
Emrat e të arrestuave nuk bëhen me dije, por mësohet se dy personat me inicialet L.A dhe F.S janë të përfshirë në organizata kriminale të trafikimit në Itali.
“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy meshkuj, kosovar”, u shpreh Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Dy të arrestuarit po mbahen në paraburgim, teksa kanë nisur kontaktet me palën italiane për ekstradimin e tyre. (A2 Televizion)