Australia po vuan pasojat e zjarreve më shkatërruese që vendi ka parë në dekada. Mbi 20 viktima janë konfirmuar në të gjithë vendin dhe qindra ndërtesa janë shkatërruar.
Çdo qytet i Australisë është përfshirë nga kriza me vatrat e zjarrit, por Uellsi i Ri Jugor ka përjetuar më të keqen e flakëve.
Disa zjarrfikës që luftonin kundër zjarrit u gjetën përballë një situate, e cila mund të rezultonte fatale. Grupi braktisi automjetin zjarrfikës dhe u largua me shpejtësi.
Duke parë përkeqësimin e situatës, autoritetet në Australi kanë shpallur gjendjen e emergjencës njëjavore. Gjithashtu u kanë kërkuar qytetarëve që rrezikohen që të evakuohen sa më parë të jetë e mundur.
Meteorologët parashikojnw erëra të forta dhe temperatura ekstreme të larta, që do të ndikojnë në përhapjen e flakëve. Mijëra turistë kanë braktisur pushimet dhe janë larguar nga Australia. (A2 Televizion)