Udhëtoi me avion privat, por partneri i Rihanna-s pritet me pranga në aeroport

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 22:04 | Showbiz

Reperi ASAP Rocky, i njohur edhe si partneri i Rihanës me të cilën ajo është në pritje të një fëmije, është arrestuar në Los Angeles. Ai u kap kur mbërriti nga Barbados në aeroportin LAX të metropolit me një avion privat dhe në terminal është pritur nga disa agjentë që e morën në pranga. Sipas faqes së lajmeve “Tmz”, ai akuzohet se është përfshirë në të shtëna nëntorin e kaluar.

Nuk ka shumë detaje në lidhje me ngjarjen ku është përfshirë reperi, por burime për “Tmz” thanë se më 6 nëntor 2021, Rocky dyshohet se ka qëlluar tre ose katër herë në drejtim të një personi, i cili ka mbetur i plagosur në dorë. Nuk dihet se ku ka ndodhur kjo apo arsyeja e të shtënave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos