City arrin marrëveshjen me Cristianon, dy lojtarë për të bindur edhe Juven

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 16:15 | Futboll
City arrin marrëveshjen me Cristianon, dy lojtarë për të

Cristiano Ronaldo hedh një tjetër hap drejt Manchester City. Sipas AS, klubi anglez dhe sulmuesi portugez kanë arritur marrëveshjen mes tyre: kontratë për 3 sezone, me 15 milionë euro në sezon.

Tashmë, mungon vetëm dakordësia me Juventusin, që pretendon të paktën 25 milionë euro për shitjen e CR7 ose sulmuesin Gabriel Jesus. Problemi qëndron se Pep Guardiola e konsideron brazilianin të pashitshëm. Për këtë arsye, City ka ofruar Raheem Sterling.

Por, ky opsion nuk i pëlqen “Zonjës së Vjetër”, që ka nevojë për një qendërsulmues dhe jo për një sulmues krahu.

Ndërkohë, Cristiano pret me padurim që të largohet nga Torino. Agjenti i tij, Jorge Mendes është takuar me drejtuesit e Juventusit për ta zgjidhur situatën dhe më pas do të udhëtojë në Angli, për të mbyllur gjithçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos