Akuzohet për përdhunim, arrestohet futbollisti i Manchester City

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 18:20 | Futboll

Benjamin Mendy, futbollist i Manchester City, është akuzuar për përdhunim. Lajmin e bëri të ditur policia britanike.

Mbrojtësi 27-vjeçar është akuzuar pas 3 denoncimeve të bëra nga tetori 2020 deri në gusht të këtij viti.

Mendy është ndaluar nga policia dhe do të dalë para gjykatës ditën e premte.

Ndërkohë, klubi i Manchester City njoftoi se e ka pezulluar futbollistin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos