Çelhaka zbarkon në Poloni për vizitat mjekësore, gati firma me Legian

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 16:35 | Futboll
Çelhaka zbarkon në Poloni për vizitat mjekësore, gati

20-vjeçari Jurgen Çelhaka, ish-mesfushor i Tiranës, ka zbarkuar në Varshavë të Polonisë, aty ku pritet të nënshkruajë një kontratë me Legian, pasi të kalojë vizitat mjekësore.

Jurgen Çelhaka, pavarësisht moshës së re, ka qenë një nga lojtarët kryesorë të 25 herë kampionëve të Shqipërisë dhe anëtar i Kombëtares U21.

Ai bëri debutimin te Tirana në moshën 17-vjeçare, në maj 2019. Që atëherë, ai ka luajtur 55 ndeshje dhe ka fituar titullin në sezonin 2020/21. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos