Hidhet shorti i Champions League, duel mes sheikësh në grupin A. Dhembje koke për italianët

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 19:16 | Futboll

Është hedhur sot pasdite shorti i Champions League dhe menjëherë do të përjetojmë superduelin mes klubeve me pronarë sheikët. Manchester City dhe PSG do të "përplasin brirët" në grupin A, ku janë edhe Leipzig dhe Club Brugge.

Milan kthehet në Champions në grupin B, ku gjen Atletico Madrid, Liverpool dhe Porto, ndërsa Interi do të luajë sërish kundër Real Madrid dhe Shakhtar Donetsk, në grupin ku bën pjesë edhe Sheriff Tiraspol.

Ndërkohë, Juventus do të përballet me kampionët në fuqi të Chelsea, Zenit dhe Malmo.

Duel i madh edhe në grupin E, ku Bayern sfidon Barcelonën, ndërsa rivalë të tjerë janë edhe Benfica e Dinamo Kiev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos