Uji "pushton" shkollën në Rrashbull, pezullohet mësimi

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 09:11 | Aktualitet
Uji "pushton" shkollën në Rrashbull, pezullohet mësimi

Pezullohet përkohësisht procesi mësimor në një shkollë 9-vjeçare në Njësinë Administrative Rrashbull, Bashkia Durrës.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se rreth 540 nxënësit e arsimit 9-vjeçar të shkollë “Vëllezërit Haradinaj”, janë njoftuar kur kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në shkollë për defektin në sistemin e kaldajave, dëmtimi i të cilave ka shkaktuar ujë në pothuajse të gjitha katet e objektit.

Shkolla në fjalë, është një ndër shkollat e rindërtuara dhe ka vetëm pak kohë që është vënë në funksion të nxënësve.

Drejtuesit e shkollës shprehen jashtë kamerave se vendimi për pezullimin e mësimit është marrë në koordinim me Drejtorinë Vendore të Arsimit, ndërsa nuk dihet ende se kur mund të bëhet rikthimi i shkollës në normalitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos