Në ditën e 23-të të luftimeve në Ukrainë, prej futjes së trupave ruse, 14 200 ushtarë rusë kanë humbur jetën. Shifrën e dha Ministria ukrainase e Mbrojtjes, edhe pse shërbimet inteligjente perëndimore vlerësojnë se është më e ulët se kaq.
Bilanci real i luftës është tepër i vështirë për t’u bërë, për shkak se Ukraina dhe Rusia japin gjithmonë shifra kontradiktore. Më 3 mars, në një publikim të rrallë të të dhënave, Rusia tha se kishte humbur 498 ushtarë në luftime, por që prej atëherë, nuk ka dhënë më shifra.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë një ditë më parë se viktimat nga ana rusëve ishin mbi 7000, ndërsa 14 000 ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ukraina gjithashtu pretendon se deri tani ka arritur të shkatërrojë:
450 tanke
93 avionë
112 helikopterë
43 sisteme antiajrore (A2 Televizion)