Ukraina bën thirrje për embargo globale kundër naftës ruse: Ndalni kriminelët e luftës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 11:56 | Bota
Ukraina bën thirrje për embargo globale kundër naftës ruse:

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka bërë thirrje që e gjithë bota të mos blejë më naftë ruse, si reagim për pushtimin e vendit të tij.

“I bëj kërkesë botës: izolojeni plotësisht Rusinë, përjashtoni ambasadorët, embargo nafte, shkatërroni ekonominë e saj. Ndalini kriminelët rusë të luftës”, tha në një mesazh në Twitter Dmytro Kubela.

Deri tani, sanksionet e vendosura nga Perëndimi kanë shmangur sektorin energjetik rus.

Dita e tretë e sulmit rus, çfarë duhet të dini (A2 Televizion)

  • Luftimet përreth Kievit kanë vijuar përgjatë natës. Ushtria ukrainase thotë se ka arritur të zmbrapsë forcat ruse nga bazat e saj pranë qyteteve kryesore.
  • Një godinë banimi në Kiev është dëmtuar nga bombardimet.
  • Në mëngjes, Presidenti Volodymyr Zelensky postoi një video të tij në qendër të Kievit, duke hedhur poshtë raportimet se kishte urdhëruar dorëzimin dhe u zotua se Ukraina do të mbrohej.
  • Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë nën kontroll qytetin juglindor Melitopol, por Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se ka dyshime mbi këtë pretendim.
  • Rreth 25 shtete të ndryshme kanë rënë dakord që të ndihmojnë Ukrainën me armatime.
  • Ministria ukrainase e Shëndetësisë thotë se deri tani 198 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe dy fëmijë, dhe më shumë se 1000 persona janë plagosur.
  • Polonia refuzon të luajë kundër Rusisë në mars një ndeshje futbolli të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
  • Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 100 mijë persona janë larguar nga Ukraina në 48 orët e fundit.

A2 CNN Livestream

Latest Videos