Ukraina voton sot për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Lideri aktual Petro Poroshenko kërkon një mandat të dytë, por komediani Volodimir Zelenski i surprizoi të gjithë dhe tashmë po konsiderohet si favorit.

Të dy kandidatët, bashkë me ish-kryeministren Julia Timoshenko, kanë shprehur qëndrime pro-europiane.
Fushata është zhvilluar mes dyshimeve të mëdha për një ndikim të mundshëm nga Rusia. Në këto zgjedhje marrin pjesë 39 kandidatë, por ata me qëndrime pro-ruse nuk shikohen si garues seriozë.
Në këtë raund të parë, nëse asnjë prej tyre nuk arrin të sigurojë 50% të votave, atëherë 2 kandidatët me numrin më të lartë të mbështetjes do të garojnë në raundin e dytë që zhvillohet me 21 prill. (A2 Televizion)