Protestuesit fajësojnë May-n për largimin pa ujdi, zemërim jashtë Parlamentit

Nga A2 CNN
29 Mars 2019, 21:15 | Bota

Mijëra mbështetës të Brexit u mblodhën jashtë parlamentit Britanik për të shprehur zemërimin e tyre, pasi ligjvënësit rrëzuan ujdinë e kryeministres May për herë të tretë.

Ata fajësuan shefen e qeverisë për situatën që është krijuar dhe theksojnë se plani i saj po çon vendin drejt largimit kaotik nga Bashkimi Europian.

“Mendoj se ky është një skandal. Ne votuam në referendum pro largimit nga BE dhe kjo duhet të ndodhë”, tha një protestues për CNN.

Ndërsa një tjetër u shpreh se “demokracia u shkatërrua me votimin e fundit në Dhomën e Komunëve”. Në këtë protestë mbajti një fjalim dhe ish lideri i UKIP, Nigel Farage. Ai u tha të pranishmëve se shpreson që Britania të largohet nga BE pa marrëveshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos