Ukraina paralajmëron për provokime të Rusisë në Moldavi

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 09:43 | Bota
Ukraina paralajmëron për provokime të Rusisë në Moldavi

Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se ushtria ruse do të kryejë “provokime” edhe në Moldavi. Akuza vjen gati 2 muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Sipas ushtrisë ukrainase, rusët mund të kryejnë “veprimeve provokuese” në rajonin e Transnistrias, ku separatistët kërkojnë pavarësi nga Moldavia, në mënyrë që të akuzojnë Ukrainën se po kryen agresion ndaj një shteti fqinj.

Në raportimin e përditshëm, ushtria ukrainase tha gjithashtu se forcat ruse do të vijojnë të godasin infrastrukturën e Ukrainës, në mënyrë që të pengojnë futjen e mallrave në vend. Gjithashtu, Ukraina thotë se forcat ruse kanë sulmuar edhe impiantin Azovstal në Mariupol, ndër më të mëdhenjtë në vend për përpunimin e hekurit dhe çelikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos