Ukraina tregon numrin e saktë të ushtarëve që ka humbur në luftë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 10:52 | Bota
Ukraina tregon numrin e saktë të ushtarëve që ka humbur

Një zyrtar i lartë i ushtrisë ukrainase bën me dije se të paktën 13 mijë ushtarë vendas kanë humbur jetën që nga nisja e ofensivës së Rusisë në muajin shkurt.

Gjatë një konferencë për mediat, këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, vlerësoi se afro 10 muaj luftë, rreth 10-13 mijë trupa janë vrarë në betejë.

Deri në këto momente që flasim, asnjë nga palët luftuese nuk ka dhënë një numër të saktë të fataliteteve në luftime, ndërkohë që në qershor, Podolyak shprehej se çdo ditë humbin jetën 100 deri 200 luftëtarë ukrainas.

Muajin e kaluar, në një tjetër vlerësim për bilancet e luftës, gjenerali amerikan, Mark Milley u shpreh se 100 mijë trupa ruse dhe po aq ukrainas janë vrarë apo plagosur që prej fillimit të përballjes ushtarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos