Biden dhe Macron ngrenë dolli për botën: Rroftë Franca, rroftë SHBA!

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 10:27 | Bota
Biden dhe Macron ngrenë dolli për botën: Rroftë Franca,

 “Zonja dhe zotërinj, për historinë që na lidh dhe vlerat që na bashkojnë dhe për të ardhmen, të cilën ne do ta ndërtojmë së bashku. Rroftë Franca dhe Zoti e bekoftë Amerikën!”

Kështu presidenti amerikan, Joe Biden, nisi darkën shtetërore të organizuar në nder të homologut francez, Emmanuel Macron. Tapetin e kuq e shtroi dhe për personazhe të njohura, ligjvënës dhe titanët e industrisë në Shtëpinë e Bardhë.

“Sonte ne festojmë aleancën e qëndrueshme midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara, një partneritet që është shënuar nga kaq shumë të para. Franca ishte aleati ynë i parë, vendi i parë që valoi flamurin amerikan pas revolucionit tonë, dhe Franca priti delegacionin e parë diplomatik, para çdo gjëje tjetër, Franca ka qenë miku ynë i parë”, tha presidenti amerikan.
Macron, i shoqëruar nga bashkëshortja Brigite, tha se aleanca mes dyja vendeve ishte diçka e natyrshme për shkak të vlerave të njëjta.

“Ne ndërtojmë të ardhmen tonë duke punuar së bashku për klimën. Ne luftojmë kundër pabarazisë, për shoqëri gjithëpërfshirëse. Ne do të unifikojmë kombet tona krah për krah, ne do t’ja dalim ta bëjmë këtë. Prandaj dua t'ju falënderoj ju, miku im i dashur Joe. Faleminderit për këtë nderim dhe mundësi”, deklaroi Macron.

Macron mbërriti në Uashington të martën, në vizitën e tij të dytë në Shtetet e Bashkuara që kur mori detyrën në 2017-n. Presidenti francez dhe Biden kanë mbajtur shumë takime në eventet ndërkombëtare, por kjo ishte koha më e gjatë që ata kanë kaluar së bashku.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos