Çmimet e naftës rriten me lehtësimin e kufizimeve të COVID-19 në Kinë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 08:50 | Bota

Çmimi i naftës pësoi një rritje në tregjet aziatike të premten, si pasojë e lehtësimit të mëtejshëm të kufizimeve të koronavirusit në Kinë, gjë që mund të ndihmojë në rikuperimin e kërkesave në tregun e dytë më të madh ekonomik në botë.

Çmimi i naftës u rrit me 20 cent, ose 0.23 për qind, duke shkuar në 87.08 dollarë, ndërsa më parë kishte rënë në 86.59 dollarë.

U.S. West Tecas Intermediate (WTI) u rrit me 6 cent, ose 0.07 për qind, duke shkuar në 81.28 dollarë për fuçi, ndërsa më parë ishte 80.88 dollarë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/31/shba-do-te-zhbllokoje-rezervat-e-saj-te-naftes-cmimet-ne-tregjet-nderkombetare-fillojne-te-ulen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos