Rusia teston një raketë të re të sistemit të mbrojtjes ajërore në Kazakistan

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 10:31 | Bota
Rusia teston një raketë të re të sistemit të mbrojtjes

Moska ka testuar një raketë të re të sistemit të mbrojtjes ajrore në Kazakistan. Lajmin e bëri të ditur ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas asaj që deklarojnë rusët, raketa u lëshua nga qendra e testimeve Sary Shagan të premten. Po ashtu u bë e ditur se testi rezultoi i suksesshëm, por detaje të tjera nuk u dhanë.

Kujtojmë se disa ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev firmosën një dokument bashkëpunimi pasi dy vendet shënuan tri dekada të bashkëpunimit diplomatik.

Në Deklaratën e 30-vjetorit të Vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike u përsëritën përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin bilateral në politikë, ekonomi, mbrojtje, kulturë, edukim, kujdes shëndetësor dhe sporte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos