Ul besimin publik, OBSH: Vaksinimi i detyruar duhet të jetë opsioni i fundit

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 15:35 | Bota
Ul besimin publik, OBSH: Vaksinimi i detyruar duhet të jetë opsioni i

Vaksinimi i detyruar ndaj koronavirusit duhet të jetë opsioni i fundit në absolut. Pohimi vjen nga zyrtarët e lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kreu i zyrës për Europën, Hans Kluge, thotë se fillimisht duhet të ezaurohen të gjitha mundësitë e tjera për të rritur nivelin e imunizimit në komunitet. Metodat liberale të nxitjes së vaksinimit anti-covid kanë rezultuar shumë efikase në disa mjedise, ndërsa urdhrat detyrues kanë ndikuar negativisht.

 “Efekti që mund të ketë vaksinimi i detyruar në besimin publik, gjithashtu në marrjen e vaksinës, duhet të merret parasysh: çfarë është e pranueshme në një shoqëri dhe komunitet mund të mos jetë efikase dhe e pranueshme në një tjetër”, deklaroi Kluge.

Pavarësisht thirrjes së qartë, më shumë shtete në Europë, përfshirë Gjermaninë, po debatojnë për vaksinimin e detyrueshëm për Covid-19, pasi Austria njoftoi se do të nisë me zbatimin e kësaj qasje nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm.

Vendimi u prit me protesta të mëdha. “Për çdo masë që mund të kufizojë të drejtën e lëvizjes të një personi, të tilla si izolimet apo ato detyruese, duhet të garantohet përkujdesja për shëndetin dhe mirëqenien mendore, të ekzistojë një mjet për parandalimin/zbulimin e hershëm dhe menaxhimin e dhunës në familje, dhe mbështetje mikro-ekonomike në dispozicion për më të prekurit”, vijoi ai.

https://a2news.com/2021/12/06/nju-jorku-qyteti-i-pare-qe-ben-te-detyrueshem-vaksinimin-per-te-gjithe-punetoret/

Shqetësim të madh shprehu për shifrat ditore të raportuara në Europë. Kluge paralajmëroi një përkeqësim të situatës pandemike për shkak të festave të fundvitit. Gjithashtu, mbështeti aplikimin e një doze përforcuese të vaksinave anti-covid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos