Ulet mesatarja për studime, ndryshimet nuk prekin “mësuesinë”, universitetet pjesërisht të kënaqur

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 13:51 | Aktualitet
Ulet mesatarja për studime, ndryshimet nuk prekin

Nisur nga viti i ardhëm akademik do të ulet pragu i pranimit në Universitete për disa programe studimi.

 “Sepse në këto vite ka qenë shqetësim nga universitetet që numri i regjistrimeve ka qenë shumë i ulët pikërisht për shkak të këtij kufizimi të mesatares”, deklaroi një ditë më parë ministrja Kushi.

Një maturat, për shembull, mund të aplikojë për të studiuar “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” me një mesatare deri në minimumin 6.5 nga 7.5 që është, por në ciklin e studimeve, “Master” ai nuk mund të vazhdojë për mësuesi.

Për të garantuar zbatimin e këtij kushti, që në nisje të ciklit të studimeve, “Bachelor”, studentët do të pajisen me një numër të posaçëm matrikullimi.

“Kjo do të thotë që, në start, ata që duan të bëhen mësues duhet ta kenë të ndarë mendjen mirë sepse ai kodi i detyron pastaj të shkojnë në mësuesi dhe ata do të pranohen me mesatare 7.5, siç janë pranuar deri më tani”.

Për Dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laçi këto ndryshime nuk kënaqin plotësisht kërkesat e universiteteve.

 “Ne kemi kërkuar që mesatarja të jetë unike në të gjitha programet “Bachelor” dhe diferencimi të bëhet në “Master”. Pra, ne (universitetet) të kemi të drejtë të vendosim kritere në “Master Mësuesi” dhe profile të tjera” thotë Laçi.

Dhe mbi të gjitha, këto ndryshime mund të mos i japin zgjidhje krizës për mësues që është kthyer në shqetësim për sistemin arsimor në vend.

 “Në çdo vit, prej disa vitesh po nxjerrim më pak mësues”, shton dekani.

Vendim i ri i qeverisë, zhbën në një masë ndryshimet e “Reformës së Mësuesisë” së vitit 2017, e cila shënjoi edhe rritjen në 7.5 të notës mesatare minimale për të vazhduar studimet në disa profile në Bachelor, që më pas mund të transformoheshin më “mësuesi” në ciklin Master. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos