
Ulet ndjeshëm bilanci i pandemisë në Kosovë. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, janë 119 të infektuarit nga COVID-19, me Prishtinën që mbetet vatra kryesore me 36 raste, e ndjekur nga Gjilani (14) dhe Vushttria (10).
Një person ka humbur jetën, ndërkohë që dje viktimat ishin gjashtë dhe rritet numri i të shëruarve, 154.
Numri total i rasteve pozitive është 13.100 dhe ai i vdekjeve 499. (A2 Televizion)