Kosova, bie numri i të infektuarve, 6 viktima

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 15:21 | Kosova
Kosova, bie numri i të infektuarve, 6 viktima

Janë gjashtë personat që kanë ndërruar jetë sot në Kosovë nga pasojat e COVID-19. Ky është bilanci i shpërndarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar 141 raste pozitive, duke e çuar totalin në 12981. Vlen të theksohet gjithsesi se të shëruarit ditën e sotme ishin 143, në total 9085 persona.

Prishtina mbetet vatër kryesore me 23, por i bashkohen në shifra edhe Peja me 20 dhe Gjakova me 19 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos