Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 20 milionë të vaksinuar deri tani

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 19:23 | Bota
Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 20 milionë të

Pëson ulje numri i viktimave dhe rasteve të reja në Itali si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 226 persona të tjerë humbën jetën 24 orët e fundit ndërkohë që 12965 të tjerë rezultuan pozitive nga 378 mijë testime të kryera.

Përmirësim ka shënuar dhe situata në spitale ku është ulur numri i pacientëve në terapitë intensive dhe repartet e tjera Covid.

Ndërkohë që vijon me ritme të kënaqshme dhe procesi i vaksinimit. Deri në këto momente 20 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 6 milionë prej të cilëve i kanë marrë të dyja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos