Ulja e rasteve me Covid-19, kryeministri francez: Gati të rihapim ekonominë

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 08:16 | Bota
Ulja e rasteve me Covid-19, kryeministri francez: Gati të rihapim

“Pikun e valës së tretë të koronavirusit e kemi lënë pas dhe tani jemi gati të marrim frymë sërish”. Kjo është deklarata më e fundit e kryeministrit francez Jean Castex, i cili njoftoi lehtësimin e masave kundër pandemisë. “Këtë e tregon edhe ulja e numrit të shtrimeve në terapinë intensive”, tha ai.

Plani i qeverisë parashikon që lehtësimi i masave me hapjen e bizneseve jo të domosdoshme të fillojë nga 3 maji.

Megjithatë, ekspertët e paralajmërojnë qeverinë të jetë e kujdesshme dhe popullin të tregohet vigjilent pasi rreziku është sërish aty. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos