Ultrasit e Partizanit: Nuk hyjmë në stadium me kartë identiteti

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 19:51 | Futboll
Ultrasit e Partizanit: Nuk hyjmë në stadium me kartë identiteti

Hyrja e tifozëve në stadium me kartë identiteti ka qenë gjithmonë një temë e nxehtë. Në vitin 2018, situata kulmoi me bojkotin e grupimeve më të mëdha të tifozëve “ultras”, të cilët refuzonin masat e policisë.

Për të rikthyer normalitetin menduan klubet, që me angazhimin e forcave private të sigurisë në stadiume e hoqën rregullin e kartës së identitetit për eventet sportive. Në harkun e pak muajve, futbolli përballet sërish me të njëjtën situatë dhe pas vendimit të Policisë së Tiranës, për të marrë masa shtrënguese. Gjithçka pa paralajmërim dhe vetëm pasi biletat ishin shitur.

Kjo solli edhe reagimin e parë të grupimeve të organizuara. Mbështetësit e Partizanit, “Ultras Guerrils” njoftuan se do të marshojnë drejt stadiumit sipas itenerarit, por “asnjë anëtar i grupit nuk do të jetë i pranishëm në tribuna, nëse kërkohet hyrja me kartë identiteti”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/27/blindohet-derbi-tifozet-me-karta-identiteti-ne-stadium-ndalohet-mbulimi-i-fytyres/

A2 CNN Livestream

Latest Videos