
Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, u përgjigj në "Dita jonë" edhe për akuzat që ajo bëri pak ditë më parë, se zoti Basha nuk shkon në SHBA, pasi i është refuzuar viza nga autoritetet e këtij vend, gjë që nuk është përgënjeshtruar nga kreu aktual demokrat.
Në studion e “Dita jonë” Harxhi nuk i cilësi këto akuza, por fakte dhe kërkoi nga Basha që të tregojë se ku i gjeti 675 mijë dollarët e lobimit për foton në 2017 me presidentin e asaj kohe në SHBA, Donald Trump.
“Unë nuk kam bërë akuza, por kam treguar disa fakte që i gjykoj të drejta. Basha që prej 2017-s nuk viziton SHBA-në për shkak të një fotoje me Trump në Ohio, pas së cilës doli historia e lobimit me 675 mijë dollarë dhe çfarë solli kjo për PD-në? Unë sot e kësaj dite bëj fushatë me makinë me qira. Basha ka arsenalin e PD dhe paguan lobingje 675 mijë dollarë dhe çfarë solli kjo për PD-në? Çfarë rezultati kemi pasur ne? Ku shkuan këto para? Ka 4 vjet që ka marrë ftesa nga SHBA-ja dhe nuk ka shkuar. Si është e mundur që një kandidat për kryeministër të vendit, lideri i opozitës para se të vijë në pushtet nuk viziton Uashingtonin? Berisha në 2003 vizitoi Uashingtonin pas krizës në ‘97, hapi partinë dhe fitoi në 2005”. (A2 Televizion)