
Tashmë janë 4 barazime në 5 ndeshjet e fundit. Manchester United duket se është dorëzuar në garën për titull në Angli, atje ku Manchester Siti fluturon në krye të klasifikimit javë pas jave.
“Djajtë e kuq” gabuan në një tjetër përballje, ndërsa nuk arritën të fitojnë as përballë Crystal Palace, ndeshje që përfundoi në barazim pa gola.
11 javë nga fundi i Premier League, City e sheh veten plot 14 pikë larg vendit të dytë, dhe vetëm një tragjedi mund t’ia heq këtë sezon titullin nga duart. (A2 Televizion)