Uragani Ida “fluturon” lopën në majë të pemës

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 22:18 | Bota
Uragani Ida “fluturon” lopën në majë të

Uragani Ida që preku tokën me 240 kilometra në orë, solli shkatërrim në Luiziana duke shkaktuar dhe viktima. 

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale duke shkatërruar çatitë e dhjetëra shtëpive e lënë qindra të tjera pa energji.

Një video që po qarkullon së fundmi, sa e dhimbshme aq edhe qesharake, tregon ekipet e shpëtimit që ndihmojnë një lopë, e cila mbeti e bllokuar midis degëve të një peme gjatë stuhisë.

Në video, shfaqet momenti kur disa persona përpiqen të lirojnë lopën, e cila ngeci në një pemë në Famullinë e Shën Bernardit. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=eWFo00yYe9Q

A2 CNN Livestream

Latest Videos