Urbanët në kolaps, paralajmërohet dyfishim i biletës, në rrugë gjysma e flotave

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 15:29 | Aktualitet
Urbanët në kolaps, paralajmërohet dyfishim i biletës,

Që në orët e para të mëngjesit qytetarët u gjendën në një kolaps për të lëvizur nga një destinacion në tjetrin.

Kompanitë e transportit urban dolën në rrugë më gjysmën e flotave. Kjo shkaktoi pritje të gjatë në pikat e stacioneve, dhe tejmbushje të mjeteve. Të vetëdijshëm për situatën e krijuar, operatorët thonë se nuk kanë mundësi tjetër, përballë rritjes së çmimit të naftës.

Shoqata kërkoi disa ditë më parë heqjen e akcizës së naftës dhe mbështetje financiare, por kërkesat e tyre nuk u plotësuan.

Në këtë mënyrë kompanitë e urbanëve thonë se do të dyfishojnë çmimin e biletës.

Të lodhur nga pritja në stacione, qytetarët thonë se ky çmim do të ishte mjaft i lartë, ndonëse nuk surprizohen.

Ulja e shifrave të infektimeve ishte një lajm i mirë i këtyre ditëve, por me këtë situatë në transportin publik, përveç ekonomisë, në diskutim vihet edhe shëndeti i qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos