
Pas dy vitesh pandemi, infektivi pritet të mbyllë ciklin spital Covid. Së shpejti, spitali që përballoi ngarkesën më të madhe të trajtimit të rasteve me koronavirus, do të boshatiset për t’iu nënshtruar rikonstruksionit.
Heqja e pajisjeve ka filluar, por mbyllja e plotë varet nga ecuria e pacientëve që ndodhen ende në këtë shërbim.
Mjekja Entela Ramosaco tregon se pas mbylljes së infektivit, pacientët më koronavirus do të marrin trajtim në spitalin Covid-3. Në këtë periudhë, me zbehjen e valës “Omicron” janë ulur shtrimet dhe humbjet e jetës. Por mjekët thonë se ende ka raste të rënda te personat që kanë neglizhuar shenjat e sëmundjes dhe vaksinën.
Edhe pse vala “Omicron” po shkon drejt fundit, mjekët thonë se koronavirusi do të jetë ende në qarkullim. Ndaj rekomandojnë vaksinimin me dozën e tretë veçanërisht për të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut. (A2 Televizion)