Urdhërarrestet për dosjen 339, reagon ambasada amerikane

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 13:51 | Aktualitet
Urdhërarrestet për dosjen 339, reagon ambasada amerikane

Lëvizja e SPAK për dosjen e bujshme 339, ku ditën e fundit nxori urdhërarrestin për 22 komisionerë solli dhe reagimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësuesja e lartë amerikane konfirmon se reforma në drejtësi do të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet.

“Puna e SPAK për dosjen 339 nis të shfaqë lidhjet mes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vijon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur!”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Mbrëmjen e djeshme, SPAK firmosi disa urdhërarreste për llogari të Dosjes 339, në lidhje me shitblerjen e votave, laboratorin e drogës në Has dhe abuzime me pronat në bregdetin e Lezhës.

Sipas burimeve, janë 22 persona të ndaluar në Tiranë dhe Durrës, në zbatim të masave “arrest në burg” dhe “arrest shtëpie”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos