Urdhri për destabilizuesit e Ballkanit, Blinken: Do të luftojmë korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 20:42 | Aktualitet
Urdhri për destabilizuesit e Ballkanit, Blinken: Do të luftojmë

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet plotësisht urdhrin ekzekutiv të presidentit Joe Biden që përfshiu dhe Shqipërinë  për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Sekretari Blinken përmes një deklarate për mediat shprehu angazhimin  e SHBA për të luftuar korrupsionin dhe vënien përpara përgjegjësi të personave të përfshira në këto akte.

“Korrupsioni kudo që ndodhet dëmton në mënyrë direkte politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e shëndetshme të SHBA, partnerëve tanë dhe aleatëve. Për këtë arsye ne jemi të angazhuar në promovimin e përgjegjësisë dhe luftimin e mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në korrupsion të qenësishëm”, shkruhet mes të tjerash në deklaratë.

Urdhri që zgjeron kompetencat për të marrë masa ndaj personave që janë të përfshirë në këto kategori, vjen pak ditë pasi Shtëpia e Bardhë shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi absolute të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e sekretarit Blinken u shpërnda më pas dhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/08/urdher-ekzekutiv-i-biden-per-bllokimin-e-pasurive-dhe-pezullimin-e-hyrjes-ne-shba-te-personave-qe-kontribuojne-ne-destabilizimin-e-ballkanit-perendimor-ne-liste-futet-edhe-shqiperia/

A2 CNN Livestream

Latest Videos