
Në Elbasan ardhjen e pranverës nuk festojnë vetëm vendasit, por e gjithë Shqipëria. Mijëra vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit kanë mbushur bulevardin e Elbasanit për ta festuar aty Ditën e Verës.
Kjo ditë është një nga festat më tradicionale në Elbasan, që po festohet në masa më të lehtësuara nga pandemia, krahasuar me dy vite më.
Prej një jave, Elbasani ka nisur festimet, të cilat kulmojnë në datën historike të 14 marsit. Në vatrat elbasanase janë gatuar ushqime tradicionale, ëmbëlsira për veten dhe për miqtë si dhe ofrohet një mikpritje për çdo shqiptar e të huaj që zgjedh të festojë në këtë qytet.
Vlora ka organizuar një mikpritje të ngrohtë për të festuar Ditën e Verës. Qytetarët kanë shijuar rrezet e ngrohta, freskinë e detit si dhe atmosferën e krijuar për këtë ditë. Edhe në Vlorë tradita nuk mungon.
Ndryshe nga qytete e tjera, në Kukës, Dita e Verës festohen me fli, por pa ndonjë organizim nga bashkia në qendër të qytetit.
Qytetarët i gëzohen faktit se pandemia nuk është më një rrezik për ta, teksa kërkojnë që për të festuar gjithmonë të kenë edhe një ekonomi familjare më të shëndetshme. (A2 Televizion)