Dita e gjashtë në shesh, nuk ndalet protestat kundër rritjes së çmimeve

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 17:57 | Aktualitet
Dita e gjashtë në shesh, nuk ndalet protestat kundër rritjes

Ka vijuar edhe ditën e hënë protesta e shoqërisë civile përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe ushqimeve.

Ndonëse qeveria prezantoi një paketë masash për përballimin e krizë, protestuesit e kanë quajtur atë të pamjaftueshme dhe kanë vijuar të tregojnë forcën e tyre në protestë.

Kësaj here protesta ka pasur një numër më të vogël pjesëmarrësish, krahasuar me masivitetin e njerëzve që u panë në manifestimin e së shtunës.

Protesta të tjera të ngjashme, po për të njëjtën çështje ka pasur dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Më herët, në një takim me pensionistët, kryeministri Rama u shpreh se edhe nëse zgjat 4 vjet protesta nuk do të ketë një ulje të taksave për karburantin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos