“Ushtarët rusë po refuzojnë t’i binden urdhrave dhe po qëllojnë ndaj avionëve të tyre”

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 12:31 | Bota
“Ushtarët rusë po refuzojnë t’i binden urdhrave dhe

Kreu i inteligjencës britanike, Jeremy Fleming, ka deklaruar se trupat ruse në Ukrainë janë të demoralizuar, pa pajisjet e nevojshme dhe po refuzojnë t’i binden urdhrave”.

“Është e qartë se Vladimir Putin po e vlerëson keq situatën. Po shohim se ushtarët rusë janë pa armë dhe me moral të ulët, po sabotojnë e madje edhe po qëllojnë avionët e vet. Ne besojmë se këshilltarët kanë frikë t’i thonë të vërtetën presidentit rus”, u shpreh kreu i inteligjencës britanike, Jeremy Fleming.

Ai shtoi se është e qartë që Rusia po përdor mercenarë dhe luftëtarë të huaj për të mbështetur trupat e saj, përfshirë grupin Wagner.

“Grupi punon si një degëzim i fshehtë i ushtrisë ruse dhe përdoret për misionet më të rrezikshme. Ky grup po mundohet që të grumbullojë forcat nga konflikte të tjera dhe t’i dërgojë në Ukrainë”, theksoi Fleming. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/31/putin-po-keqinformohet-per-luften-inteligjenca-keshilltaret-kane-frike-ti-thone-te-verteten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos