Ushtria vret protestuesit, 60 viktima në Sudan

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 13:58 | Bota
Ushtria vret protestuesit, 60 viktima në Sudan

Shkon në 60 numri i protestuesve të vrarë në kryeqytetin sudanez Kartum. Bilanci bëhët publik pas dy ditësh trazira, që nisën kur pjesëtarët e të ashtuquajturit Këshilli i Përkohshëm Ushtarak qëlluan mbi manifestuesit e paarmatosur.  

Grupi paraushtarak është vënë në shënjestër të kritikave të forta ndërkombëtare. Megjithatë, një përpjekje e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në OKB për të dënuar dhunën u bllokua të martën nga Kina dhe Rusia.

Sudani është përfshirë nga trazira të dhunshme që prej fillimit të muajit prill, kur gjeneralët e ushtrisë njoftuan se kishin rrëzuar nga pushteti Presidentin Omar al-Bashir dhe se një Këshill Ushtarak do ta qeverisë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme.

Por, protestuesit, të cilët deri në atë kohë e kundërshtonin Presidentin, i vijuan protestat për të kërkuar transferimin e plotë të pushtetit te një qeveri civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos