Britanikët tallen me Trump, presidenti si një bebe në pelena dhe i ulur në tualet

Nga A2 CNN
4 Qershor 2019, 14:54 | Bota

Donald Trump i ulur në një tualet të florinjtë teksa shkruan në Twitter. Ky është imazhi që kanë për presidentin amerikan krijuesit e një statuje gjigande të vendosur në sheshin Trafalgar të Londrës.

Roboti gati 5 metra i lartë tregon presidentin amerikan me pantallona të ulura, ndërsa hedh postime në rrjetin e tij të preferuar.

“Është një homazh për Donald Trump në të gjithë madhështinë e tij. Deshëm të krijonim diçka që tregon atë që bën ai gjatë gjithë ditës; pra që ulet në tualet dhe poston gjëra vulgare. Është në një farë mënyrë një kalë troje. Brenda tij gjendet e gjithë familja e kryebashkiakut Sadik Khan”, thotë Don Lessem, ideator i instalacionit.

Trump me...pelena

Ndërkaq, një tullumbace gjigande tregon Trump-in si një bebe në pelena, fluturoi pranë parlamentit britanik në Londër, në prag të protestave kundër vizitës së liderit amerikan.

Sondazhe të zhvilluara së fundmi, tregojnë se kreu i Shtëpisë së Bardhë është mjaft i papëlqyeshëm në mesin e britanikëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos