Vajzat denoncojnë babanë shqiptar në Itali: Na përdhunoi për vite me radhë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 18:57 | Kronikë
Vajzat denoncojnë babanë shqiptar në Itali: Na përdhunoi

Një 56 vjeçar shqiptar është vënë në pranga në rajonin e Gorgonzola, në Milano pasi u denoncua nga të bijat dhe bashkëshortja për dhunë seksuale dhe keqtrajtim.

Burri dyshohet se ishte i dhunshëm dhe pas sherrit të fundit vajzat e tij e denoncuan në polici ku treguan kalvarin e vuajtjeve që sipas tyre kishte nisur që në kohën kur ato kishin qenë të mitura dhe që kishte vijuar për vite me radhë.

Trupi gjykues dëgjoi palët e përfshira në këtë proces dhe ra dakord me kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg 56-vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Sipas hetimeve, burri nuk kishte një punë fikse dhe abuzonte me alkoolin. Ai shkonte shpesh herë i dehur në shtëpi dhe kërcënonte familjarët se do t’i vriste duke i goditur me shkelma dhe grushte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos