20-vjeçari humb kontrollin e makinës, përfundon në një pikë karburanti

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 16:02 | Kronikë

Një 20-vjeçar që po udhëtonte në aksin aksin rrugor Milot-Lezhë, në Ishull Lezhë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar brenda një pike karburanti, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e plagosjes, thotë policia, kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i mjetit, shtetasi D.N., dhe pasagjeri, shtetasi A.P.,17 vjeç, banues në Lezhë.

Në fotot e siguruara nga LSA, makina top Volkswagen Polo është shkatërruar thuajse plotësisht, sidomos në pjesën e përparme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos