
Në lidhje me debatin për vaksinën ruse, mjeku Fabian Cenko theksoi në Dita Jonë se edhe pse është pro një vaksine të certifikuar nga EMA apo FDA, kjo nuk mund të na kushtëzojë. Sipas tij, duhet të vlerësohen edhe vaksina të tjera për të imunizuar popullatën.
“Ka debat pro dhe kundër, nga një anë dëshira për të filluar e vaksinuar popullatën, por nga ana tjetër është edhe vështirësia e atyre që janë vendimmarrës dhe përgjigjen për pasojat e mundshme për të përdorur një vaksinë që nuk është fondamentale. Është barra vendimmarrëse, por nuk është vetëm EMA apo FDA. Çdo vend ka entet e veta të certifikimit të vaksinës, këto ente i ka shumë profesionale se duhet t’i përgjigjet dhe sfidave me përdorimin e vaksinave në atë vend. Edhe një vaksinë edhe pse nuk ka kaluar te EMA dhe FDA duhet të vlerësohet dhe merret në konsideratë. Do isha shumë pro një vaksine të certifikuar nga EMA e FDA, po kjo nuk do të thotë që ne të kushtëzohemi”. (A2 Televizion)