Vaksina vetëm për shëndetësinë, Pfizer do t'i bashkohet skemës Covax të OBSH-së

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 15:12 | Bota
Vaksina vetëm për shëndetësinë, Pfizer do t'i

Mund të konsiderohet një zhvillim tepër i rëndësishëm. Pfizer dhe BioNTech do të furnizojnë me vaksina anticovid skemën COVAX, mekanizmin e ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shpërndarjen e dozave në vendet e varfëra.

Lajmi është konfirmuar nga dy burime të agjencisë së lajmeve, Reuters. Numri i dozave që Pfizer dhe BioNTech do të ndajnë me skemën globale pritet të jetë relativisht i vogël, thotë burimi i Reuters.

Ndërsa një tjetër saktëson se vaksinat kryesisht do të shkojnë për punonjësit e shëndetësisë.

Lajmi vjen pasi doktori, Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden, tha se administrata e re planifikon t’i bashkohet nismës COVAX. Burimet e Reuters nuk saktësuan shumën që skema e OBSH do të paguajë për dozat.

Pfizer dhe Biontech nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare apo koment lidhur me këtë zhvillim. Koalicioni për sigurimin dhe shpërndarjen e vaksinave anti-covid, Covax, pjesë e të cilit është dhe Shqipëria, u ngrit në prillin e kaluar për të parandaluar që shtetet e pasura të bllokojnë për vete shumicën e dozave.

 Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet të sigurojë rreth 1.8 miliardë vaksina nga kompani të ndryshme dhe me to synon të imunizojë ndaj koronavirusit rreth 27% të popullatës në 92 shtete të varfëra të botës.

Nëse konfirmohet marrëveshja me Pfizer dhe Biontech, do të jetë sigurimi i vaksinës së dytë serioze pas asaj të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca, të cilat janë aprovuar gjerësisht nga rregullatorë të vendeve të rëndësishme s Britania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos