Hetimi për guvernatorin e Nju-Jorkut, ngacmoi seksualisht punonjëset e zyrës

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 21:19 | Bota
Hetimi për guvernatorin e Nju-Jorkut, ngacmoi seksualisht punonjëset e

Guvernatori i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo, ka ngacmuar seksualisht disa gra, përfshirë punonjëse të zyrës së tij.

Ky është rezultati i një hetimi të kryer nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit amerikan, Letitia James. Kjo e fundit tha se Cuomo ka shkelur ligje të ndryshme shtetërore dhe federale me veprimet e tij.

Vitin e kaluar, guvernatori u akuzua nga disa gra për veprime të pahijshme seksuale, por ai mohon të ketë vepruar në mënyrë të gabuar dhe refuzoi thirrjet e demokratëve për t’u tërhequr nga politika.

Në hetimin pesë mujor janë intervistuar 200 njerëz, përfshirë anëtarë të stafit të tij dhe ato që ngritën akuza. Disa prej tyre theksuan se Cuomo kishte ndërtuar një ambient toksik dhe armiqësor pune ku nuk mund t’i thoshe “JO” për ndonjë prekje apo koment ofendues e të pahijshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos